Divorci

Pershendetje,

Dua te divorcohem me bashkeshortin tim. Dua te di cfare procedurash duhet te ndjek dhe dokumentacionin qe duhet te dorezoje?  Faleminderit,


Qytetari: s. t. Data: 17 January , 2021, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. Pershendetje

    Mund te perdorni dy menyra per zgjidhjen e marteses:

    1. Nepermjet kerkesepadise, e cila depozitohet ne gjykaten e vendbanimit Tuaj te perbashket ose ne gjykaten e vendbanimit e te paditurit.
    Sipas nenit 132 te Kodit te Familjes, secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët.

    Nepermjet kerkesepadise ju mund te kerkoni ne gjykate:
    1. Zgjidhjen e martesës mes paditëses dhe të paditurit;
    2. Lënia e Fëmijës për rritje dhe edukim (nese keni femije);
    3. Detyrimi i kontributit financiar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve;
    4. Caktimi i të drejtës për takim me fëmijët;
    5. Pjestimi i pasurisë bashkëshortore;

    Bashkëlidhur kërkesë-padisë mund te bashkengjiten edhe keto prova shkresore:
    – Certifikata e martesës,
    – Certifikata Familjare
    – Kopje të kartave të identitetit/certifikata personale të paditëses dhe të të paditurit;
    – Certifikatat e lindjes së fëmijëve dhe kopje të kartave të tyre të identitetit;
    – Vërtetime të të ardhurave të paditëses dhe të të paditurit;
    – Certifikata e pronësisë mbi pasurite e paluajtshme
    – Të dhëna bankare;
    – Vertetim adrese (jo e detyrueshme);

    Ne kete rast kostot jane:
    a. Tarifa e kerkese-padise, se bashku me njoftimet: 3400 leke (te reja);
    b. Shperblimi per perfaqesuesit Tuaj, nese do te zgjidhni nje avokat mbrojtes;
    c. Shperblimi per psikologun (nese keni femije).
    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin ose per psikologun nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi keto jane profesione te lira dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    2. Nepermjet zgjidhjes se marteses me marreveshje. Marreveshja realizohet para noterit dhe me pas i drejtohesh me “kerkese” gjykates per miratimin e saj. Kostot ne kete rast jane:
    a. Marreveshja noteriale;
    b. Kerkesa para gjykates, 200 leke (te reja).

    Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykata mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Shuma për detyrimin ushqimor nuk është përcaktuar fikse, por është lënë në vlerësimin e gjykatës, duke patur parasysh nevojat e ndryshme të njerëzve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet