Divorci

Pershendetje,
Isha e interesuar per te bere divorcin nga bashkeshorti. Cfare dokumentesh me nevojiten? Dhe cfare kostoje ka divorci, nderkohe une nuk kam as femije dhe asgje per te ndare, thjesht nje firme ndarjeje? Faleminderit,


Qytetari: E. P. Data: 1 December , 2020, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Divorci”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ne procesin gjyqesor me objekt zgjidhje martese, shpenzimet gjyqesore perfshijne:
    – Tarifa e padise per zgjidhjen e padise – 3000 leke;
    – Shpenzime avokatore;
    Persa i perket vleres qe duhet te paguani per avokatin nuk mund te themi nje vlere fikse, pasi eshte profesione i lire dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Nese keni ndonje paqartesi per sa shpjegohet me siper ose ju nevojitet nje informacion me i detajuar ne lidhje me menyren e perfitimit te ndihmes ligjore falas, mund te telefononi ne nr. Jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje. Per te paraqitur nje padi per zgjidhje martese, ju duhen: certifikata e marteses; certifikata familjare; certifikate personale juaja dhe e bashkeshortit. Taksa gjyqesore eshte 3,000 leke. Ne varesi te gjykates, do te paguani dhe shpenzimet e njoftimit, qe jane 100-200 leke per cdo pale. Pervec takses dhe njoftimeve, persa kohe nuk keni femije, nuk keni shpenzime te tjera gjyqesore dhe proceesi mund te mbyllet edhe me dy seanca.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet