Divorc ne nje shtet tjeter

Pershendetje,

Martesa ime eshte kryer ne Shqiperi, ndersa divorci ne Itali. Jam ne proces te marrjes se pasaportes italiane dhe nuk di si te veproj per ndryshimin e mbiemrit (per shkak te dirvorcit). Doja te dija nese do te  duhet te vije ne Shqiperi per te bere ndryshimet perkatese dhe me pas t’i paraqes dokumentat ketu ne Itali? Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 20 November , 2020, Kategoria: Gjendja civile, procedura gjyqesore.

2 responses to “Divorc ne nje shtet tjeter”

  1. 1

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.
    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

    Me njohjen e vendimit te gjykates, vendimi i zgjidhjes se marteses qe ka marre forme te prere duhet t’i komunikohet sherbimit te gjendjes civile per te bere ndryshimet perkatese.
    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje!

    Me sa ju sqaroni martesa juaj eshte zgjidhur ne gjykaten e nje shteti te huaj, konkretisht ne Itali. Duke qene se ende figuroni e martuar ne Shqiperi, atehere ju duhet qe te administroni nje kopje vendimi te gjykates italiane (ne formen e duhur ligjore) e me pas te beni nje kerkese ne gjykaten e apelit te vendbanimit tuaj ne Shqiperi, duke kerkuar njohjen dhe dhenien fuqi vendimit te gjykates italiane ne Republike e Shqiperise.
    Vendimi i Gjykates se Apelit i dergohet nga kjo e fundit Zyres se Gjendjes Civile ku keni lidhur martese, per te kryer veprimet konkrete ne lidhje me ndryshimin e elementeve te gjendjes civile (statusi civil; mbiemri) si pasoje e zgjidhjes se marteses. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet