Divorc me nje shtetas te huaj

Pershendetje,
Para 10 vitesh kam bere nje martese me nje shtetas italian, martesen e kam bere ne Shqiperi. Tani dua te divorcohem, por prej me shume se 5 vitesh nuk kam asnje informacion se ku ndodhet personi, nuk kam asnje kontakt, as adresse. Prej 5 vitesh jetoj ne Zvicer dhe skam patur mundesi te bej divorcin. Tani atje ne Shqiperi rezultoj e martuar dhe me kerkojne firmen e bashkeshortit per ceshjte dokumentash. Theksoj se jam me pashaporte italine, por me rezidence ne Zvicer. Cfare rruge duhet te ndjek per divorcin ne Shqiperi, dhe sa mund te zgjasi kjo? Ju faleminderit


Qytetari: J. C. Data: 18 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Divorc me nje shtetas te huaj”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju duhet te beni zgjidhjen e marteses. Kjo procedure behet vetem me vendim gjyqesor. Per kete ju duhet patjeter nje adrese e bashkeshortit tuaj, pasi gjykata duhet te bej njoftimet perkatese. Ecuria e procesit varet nga shume faktore, nder te cilet njoftimi i bashkeshortit eshte kryesori. Njoftimi behet edhe kur ai eshte jashte. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet