Divorci

Përshëndetje,

Cfare udhezimi të ndjek per të bëre divorcin nga jashte sepse nuk mund të vije ne Shqiperi? Ne këtë moment ish-bashkeshorti jeton ne Shqiperi. Kemi dy femije. Une jetoj me vajzat jashte vendit, por divorcin duhet ta kërkoj une sepse atij nuk i intereson kjo ceshtje. Nuk mban asnjë pergjegjesi per vajzat. Faleminderit,


Qytetari: D. . Data: 8 February , 2021, Kategoria: Familjare.

One response to “Divorci”

  1. 1

    Pershendetje. Ju mund te caktoni nje avokat ne Shqiperi, me ane te nje prokure te leshuar ne shtetin ku ju jetoni. Avokati do te kete te drejte qe te hape nje proces gjyqesor ne emrin tuaj dhe te therrase bashkeshortin tuaj, si te paditur, por ju duhet te jeni vete personalisht e pranishme ne gjykate, te pakten ne nje seance gjyqesore, qe eshte seanca e pare e pajtimit. Ne kete seance avokati nuk eshte i pranishem dhe nuk mund t’ju perfaqsoje. Nuk ka asnje mundesi qe gjyqi te zhvillohet pa kete seance dhe paditesi duhet domosdoshmerisht te jete i pranishem. Nese procesi iniciohet nga bashkeshorti juaj, atehere eshte e mundur qe ju te mos paraqiteni, pasi ne mungese te pales se paditur, seanca e pajtimit shtyhet per nje date tjeter, gjykata e njofton serish dhe nese serish nuk paraqitet, vijon gjykimin ne mungese te tij.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet