Pershendetje,
Dua te bej divorcin me bashkeshortin, i cili eshte po ashtu dakord. Por une nuk kam mundesi ekonomike per t’ju drejtuar gjykates. Kam nje djale 3 vjec, i cili eshte i semure me crregullime te spektrit autik. Ju lutem si mund te me ndihmoni, pasi po marr shume shqetesime nga bashkeshorti nepermjet rrjeteve sociale dhe telefonike? Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje!
Ju bejme me dije se, ne baze te ligjit qe rregullon ndihmen ligjore falas (ligji nr. 111/2017), cdo person qe ploteson kriteret e percaktuara ne kete ligj ka te drejte t’i kerkoje gjykates qe t’i caktoje nje avokat te paguar nga shteti dhe perjashtim nga tarifat dhe shpenzimet gjyqesore.
Ne nenin 12 te ketij ligji parcaktohet se perfitues te sherbimeve ligjore falas jane edhe kategorite e individeve me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme. Të ardhurat e një personi, i cili jeton në një familje, konsiderohen të pamjaftueshme, nëse të ardhurat në total të të gjithë pjesëtarëve të familjes, të pjesëtuara për numrin e anëtarëve të familjes, janë më të ulëta se 50 për qind e pagës minimale mujore të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Pasuria e një personi konsiderohet e pamjaftueshme, nëse vlera e saj në total nuk tejkalon vlerën e 36 pagave minimale mujore sipas legjislacionit në fuqi. Si dhe ne nenin 11 ku percaktohen kategorit e vecanta si perfitues te ndihme ligjore falas.
Ju keshilloj te paraqiteni ne Qendren e Ndihmes Ligjore Falas me te afert prane vendbanimit tuaj, per nje orientim me te detajuar mbi procedurat e aplikimit, si dhe per t’ju asistuar ne plotesimin e formulareve perkates per perfitimin e ndihmes juridike dytesore, ose mund te telefononi pa pagese ne Nr. Jeshil 08001010, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00.
Faleminderit!