Psh.
Jetoj ne suedi ka 9 vjet me 2 fmijt e mij ish burri jeton ne shqiperi dhe ka martes dhe 2 femij te tjere nuk ka kontribuar apsulutisht asgje .
Ndarjen ne shqiperi nuk e kam por ketu ne suedi jam ndare .
Ai nuk me pergjigjet per femijet aspak ne asnje aspect djali I madh esht 12 vjec djali I dyte 7 vjec kam qen shtatzan nje muajsh me dhalin e dyte kur ndarja ka ndodh .
Problem esht se ai nuk me jep prokur per femijt qe te leviz me to ne shqiperi dhe ne suedi ku jetojn dhe shkollohen as nuk pranon qe te bejm ndarjen ne shqiperi.
Dua te bej njohjen e ndarjes ne shqiperi dhe te kerkoj nga gjykata prokuren per fmeijt.
Si mundem dhe sa kushton.
Faleminderit
One Response
Pershendetje
Njohja e vendimeve të huaja ne Shqiperi rregullohet nga nenet 393 – 398 të Kodit të Procedurës Civile. Ne bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit juridiksioni i pergjithshem, Shqipëri, para se të fillojnë të zbatohen. Gjykata e Apelit e juridiksioni i pergjithshem nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.
Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:
a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;
b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;
c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.
Si prova pervec vendimit, do t’ju duhet te paraqisni edhe nje vertetim nga gjykata shqiptare qe nuk ka pasur nje proces te njejte, pasi kjo perben pengese per njohjen.
Bashkelidhur linku i tarifave gjyqesore: https://klgj.al/wp-content/uploads/2020/12/VENDIM-NR.641-DAT%C3%8B-23.12.2020-MBI-PROPOZIMIN-P%C3%8BR-LLOJET-DHE-MASAT-E-TARIFAVE-GJYQ%C3%8BSORE-DHE-PROCEDUR%C3%8BN.pdf