Ditet e festave zyrtare

Pershendetje, desha te di ne rastin kur punonjesi eshte me raport mjeksor por gjate ketyre diteve të raportit i bie nje dite pushimi zyrtar, si duhet shenuar dhe llogaritur ajo dite, si Leje apo Raport? Faleminderit shume!

Qytetari: R.N.
Data: 28 Korrik 2022, Kategoria: Legjislacion

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Ne baze te nenit 86 te Kodit te Punes, ku punemarresi gezon te drejten e pages ne ditet e fesatave zyrtare, vleresoje se kur gjate diteve te raportit mjekesore bie nje dite pushim zyrtare, ajo dite duhet shenuar si feste zyrtare dhe do te paguhet ne masen 100%, ndersa ditet e tjera te raportit do te paguhen ne masen 70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi.

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje