Diskriminim

Pershendetje,
Ne zbatim te nenit 20 te ligjit per nxitjen e punesimit kam bere kerkese per punesim ne nje shoqeri tregtare me mbi 200 punojes. Pergjigja e tyre ka qene negative. A me lind mua e drejta t’i drejtohem gjykates per mohime te te drejtave ligjore dhe kushtetuese dhe konstatimin e faktit te diskriminimit, duke kerkuar demshperblim, etj? Ku ky mohim vjen si pasoje e problemeve te mia shendesore, por qe jam i afte per pune me raport mjekesor. Nese kjo eshte e realizueshme, cfare mund te arrije? Faleminderit,


Qytetari: K. H. Data: 9 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Diskriminim”

  1. Pershendtje,

    Nese pretendoni se jeni diskriminuar, ju mund t’i drejtoheni me ankese Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), i cili është autoriteti përgjegjës, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.

    Ankesës duhet t’i bashkelidhni provat e disponueshme. Ankesa mund te paraqitet me shkrim ose, në raste përjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal. Ankesa duhet të ketë informacion lidhur me viktimën e diskriminimit, informacion mbi identifikimin e subjektit i cili pretendohet të ketë kryer diskriminim si dhe shpjegime dhe fakte që disponon lidhur me diskriminimin e pretenduar si dhe masat që kërkohen të merren nga Komisioneri.

    Në qoftë se ankesa plotëson kushtet e ligjit për t’u pranuar ajo i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm permes nje procedure hetimore. Ne fund te procesit Komisioneri del me vendim, dhe ne rast se konstatohet diskriminim vendimi percakton edhe rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen e tyre.

    Formatin e ankimit mund ta aksesoni ne faqen zyrtare te internetit te KMD-se: https://www.kmd.al/. Ankesa mund te mund te dorezohet prane Zyres Qendrore te KMD-se ne Tirane ose ne nje nga Zyrat Rajonale te KMD-se ne Fier, Shkoder dhe Korce.

    Gjithashtu, ju bejme me dije se, nese pretendoni se ndaj jush është ushtruar diskriminim për shkak te gjendjes tuaj shendetesore, mund të paraqisni edhe kërkesëpadi përpara gjykatës për shpërblim demi sipas ligjit. Paraqitja e ankimit përpara komisionerit nuk është kusht për të paraqitur një kërkesëpadi dhe nuk përbën pengesë për personin e dëmtuar t’i drejtohet gjykatës. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet