Diskriminim ne punesim per shkak te trajtimit me KEMP

Pershendetje,

Une jam me arsim te larte, por njekohsisht jam me KEMP per shkak te nje semundje te lehte reumatizmale. Sa here qe shikoj nje vend te lire pune ne DAP ose ne institucione publike, policia e shtetit etj qe te punesohesh prane tyre percaktojne disa kritere. Njeri preje tyre eshte: Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar.  Ne rastin tim, a mund te perballen me diskriminim per shkak se jam me KEMP bazuar ne kriterin qe ata vendosin? Si veprohet ne te tilla raste? Dhe kush jane ligjet qe me mbrojne? Faleminderit


Qytetari: I. M. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Diskriminim ne punesim per shkak te trajtimit me KEMP”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Percaktimi i kritereve per te fituar nje vend pune, mbi aplikimet qe keni kryer, nuk ka qellim perjashtues ne parim. Qellimi per te cilen ato aplikohen eshte te sigurohet se puna per te cilen apikohet do te kryhet sipas nevojes se vendit vakant.

    Mbi rastin qe parashtroni i vetmi organ i cili mund te arrije ne perfundimin nese kemi ose jo te bejme me diskriminim, eshte KMD-ja, Komisioneri per Mbrojtjen nga diskriminimi. Ju mund t’i drejtoheni me ankese KMD-se e cila me pas, me marrjen e ankesës, verifikon faktet. Për këtë qëllim, KMD mund t’i kërkojë ankuesit dhe personit kundër të cilit është drejtuar ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim brenda 30 ditëve nga dita që palët marrin njoftimin. Kur e çmon të nevojshme, KMD merr informacion edhe nga çdo person ose burim tjetër.
    Kur e sheh të përshtatshme, KMD zhvillon një seancë dëgjimore publike dhe fton palët dhe çdo person tjetër të interesuar.
    Kur e sheh të përshtatshme, kërkon të arrijë marrëveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundër të cilit është paraqitur ankesa.

    Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet me vendim, i cili u njoftohet palëve brenda 90 ditëve nga dita e marrjes së ankesës ose nëse është zhvilluar një seancë dëgjimore publike, brenda 90 ditëve nga dita e seancës. Vendimi përmban rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe një afat për kryerjen e tyre.

    Nje format ankese online ju mund ta gjeni ne faqen zyrtare elektronike http://www.kmd.al.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet