Diferencat e pensionit

Pershendetje! Ju lutem diferencat e pensionit qe kam perfituar si pasoje e plotesimit te pensionit qe nuk kam marre qe vitin 2010 e deri ne shtator te 2020 , mund ti drejtohem gjykates per ti perfituar?  Ne cilen Gjykate te drejtohem ne ate administrative apo ne gjykaten e rrethit ku banoj! Ju Faleminderit


Qytetari: D. D. Data: 2 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Diferencat e pensionit”

  1. Pershendetje
    Ka dy momente që duhen sqaruar për rastin tuaj.
    Së pari: Në rast se e ke fituar gjyqin me vendim për “Njohjen e viteve të punës”, atëherë Sigurimet Shoqërore e lidhin pensionin e pleqërisë nga momenti që duhej të përfitoje, së bashku me prapambetjet.
    Së dyti: Në rast se e ke fituar gjyqin me vendim “Vërtetimin e faktit juridik”, atëherë Sigurimet Shoqërore nuk e lidhin pensionin pleqërisë nga momenti që të ka lindur e drejta, por nga momenti që Vendimi gjyqësor ka marrë formë të prerë (kjo është praktika e sigurimeve shoqërore).
    Në rastin e dytë duhet të hapësh gjyq në Gjykatën Administrative kompetente, për të kërkuar pensionet e prapambetura nga momenti që të ka lindur e drejta.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet