Dieta per punonjesit

Pershendetje, a ka detyrim punedhenesi ti paguaje dieta (pervec shpenzime te transportit dhe hotelit) punemarresve nese bejne pune jashte zyres? Nese po, Ju lutem mund te me udhezoni se ne cilin ligj/kod permendet ky detyrim.

Qytetari: L.T.
Data: 13 Shtator 2023, Kategoria: Puna

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Nëse pyetja i referohet marrëdhënies së punës në sektorin publik, ka akte nënligjore që e rregullojnë dhe mbulohet pjesa e transportit, fjetjes, pagesa të ndryshme, dieta ditore.
    Përsa i përket sektorit privat duhet që të jetë e përcaktuar në kontratën e punës ose rregulloren e biznesit ose të mund të përcaktohet mbi bazën e marrëveshjes mes palëve nëse aktet e referuara nuk kanë asnjë parashikim.
    Për sektorin publik mund të mbani në konsideratë VKM nr. 870, datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbmi jashtë vendit”; VKM nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbmi jashtë qendrës së punës, brenda vendit”.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje