Dicorci

Pershendetje,

Dua te di sesi duhet te veproj ne lidhje me problemin tim. Jam nje nene 29 vjece, me 2 femije. Kam 10 vite me bashkeshortin. Dua te ndahem sepse me dhunon psikologjikisht dhe fizikisht. Problemi eshte se une nuk qendroj dot me te ne nje banese derisa te kryhen procedurat e divorcit. Femijet nuk mi le dhe nese iki dhe kerkoj divorcin, a kam te drejte te kerkoj une femijet ? Cfare mund te bej? Faleminderit,


Qytetari: L. T. Data: 21 November , 2020, Kategoria: Familjare.

2 responses to “Dicorci”

  1. Përshëndetje!

    Në vazhdim të përgjigjes se koleges, ju beje me dije se në rast të dhunës së bashkshortit, ju mund t’i drejtohet me anë të një kërkese postës së policisë më të afërt (të zonës ku banoni ose ndodheni), njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki), qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodheni ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vendbanimit, për të marrë masat e nevojshme.
    Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar.
    Kërkesën për urdhër mbrojtjeje pranë gjykatës mund ta paraqesin: a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia / prokuroria.
    Mbrojtja ndaj dhunës në familje sigurohet duke larguar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës.

    Për cdo paqartësi, ju lutem kontaktoni në numrin jeshil 0800 10 10, nga e hëna në të premte, gjatë orarit 08:00-14:00. Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje. Nese bashkeshorti juaj ju dhunon, ju keni te drejte te kerkoni Urdher Mbrojtje dhe me ndryshimet e fundit qe i jane bere ligjit, ju keni te drejte te jetoni ne banesen bashkeshortore dhe bashkeshorti te largohet. Ne te njejten kohe ju keni te drejte te paraqisni edhe kerkesen per zgjidhje martese, duke kerkuar qe kujdestaria e femijeve t’ju lihet juve.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet