Pershendetje.
Ju lutem nje pyetje lidhur me ceshtjen e nje akt dhurimi nga prinderit te femija. A ka ndonje klauzole qe mund te perfshihet ne aktin noterial te dhurimit ku te parashikohet qe perfituesi (femija ne kete rast) te mos kete mundesi tjetersimi (shitje, dhenie me qera) te prones deri pas vdekjes se te dy prinderve?
Faleminderit.
One Response
Përshëndetje,
Dhurimi me kusht njihet dhe lejohet nga Kodi Civil, por duke kryer një veprim juridik kaq “kufizues” për përfituesin e dhurimit, do të dilnit jashtë qëllimit të ligjit.
Do të ju sugjeroja testamentin në kushtet ku kërkoni që veprimet dhe të drejtat mbi pronën të ushtrohen pas vdekjes së dhuruesit.
Faleminderit.