Dhurimi i shtepise

Pershendetje,

Doja te dija sesi funksionon ky akt dhurimi i shtepise.  Nese me dhurojne nje shtepi, kjo shtepi ngelet e imja  dhe nuk ka me pune pala tjeter?  Pasi kam degjuar se edhe nqs ta dhurojne ngelet akoma shtepia e atij qe ta dhuron!? Faleminderit,


Qytetari: A. C. Data: 30 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Dhurimi i shtepise”

  1. 1

    Pershendetje. Kontrata e dhurimit e bere perpara noterit ka vlere te plote ligjore dhe personi qe ne kete kontrate eshte ne cilesine e pranuesit te dhurimit, behet pronar i pasurise objekt kontrate. Kjo kontrate me tej, duhet te registrohet ne regjistrin e pasurive te paluajtshme, duke bere qe te leshohet edhe Certifikata e pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit. I vetmi rast kur pasuria mund te mbetet ne emer te dhuruesit, edhe pas kontrates, eshte kur kontrata e dhurimit eshte bere me kusht. Ne kete rast kalimi i pronesise behet vetem pasi te plotesohet kushti, por ky perben nje rast perjashtimor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet