Dhurimi i prones se paluajtshme dhe pasuria e perbashket e bashkeshorteve

Pershendetje,
Prindi im deshiron te na dhuroje nga nje pasuri te paluajtshme mua dhe motres time.
1. Ka te drejte te dhuroje 2 prona? Apo me ligj ka te drejten e dhurimit vetem 1 here? Nqs mund te dhuroje me shume se 1 prone, paguhet tatim per pronat?
2. Para marteses, duhet te bejme ndonje deklarate qe te mos quhet pasuri e perbashket me bashkeshortin? Faleminderit,


Qytetari: J. M. Data: 16 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhurimi i prones se paluajtshme dhe pasuria e perbashket e bashkeshorteve”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen 1, ju informojme se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi 1515/2020 percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.

    Ne lidhje me pyetjen 2, ju bejme me dije se pasuria e dhuruar eshte vetjake dhe nuk i nenshtrohet bashkesise ligjore te pasurise. Kodi i familjes ne nenin 77 te tij ka percaktuar llojet e pasurive qe nuk bejne pjese te bashkesise ligjore te pasurise, nder te cilat citohet qe kesaj bashkesie nuk i nenshtrohet dhe dhurimi.
    Megjithate pavaresisht rastit konkret tuajit ne lidhje me dhurimin, nese ju deshironi qe te mos i nenshtroheni bashkesise ligjore te pasurise me bashkeshortin tuaj por te keni regjime pasurore te ndara eshte e nevojshme qe te hartoni nje kontrate paramartesore tek Noteri ne lidhje me regjimet tuaja pasurore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet