Dhurim prone

Pershendetje,

A mund te behet dhurimi i me shume se nje prone ne nje akt dhurimi te vetem, dhe a perfiton ky akt dhurimi nga mospagimi i tatimit te kalimit te pronesise ne kete menyre? Faleminderit,


Qytetari: M. K. Data: 25 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, Taksa.

One response to “Dhurim prone”

  1. 1

    Pershendetje,

    Vleresoj se mund te behet dhurimi i disa pasurive midis te njejtave pale permes nje akti te vetem noterial (kontrate dhurimi), por kjo do te sillte veshtiresi ne administrimin e nje kontrate te vetme prane ASHK-se ne momentin e regjistrimit. Ne kete akt te vetem noterial do te bashkengjiten te gjitha aktet origjinale te pronesise se pasurive, nderkohe qe pasurite mund te jene ne zona te ndryshme kadastrale ose/dhe mund te bejme pjese ne juridiksionin territorial te zyrave te ndryshme vendore te ASHK-se, cka e ben te veshtire rregjistrimin e pasurive ne baze te nje kontrate te vetme.

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, ju bejme me dije se jane te perjashtuara nga tatimi të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit. Pra, ne interpretim te dispozites se mesiperme, vleresoj se ju perfitoni nga ky perjashtim vetem per nje pasuri te vetme qe do kaloje ne pronesine tuaj permes dhurimit.
    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti /vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranues dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise). Keto kosto/tarifa perllogariten per aq pasuri sa jane objekt i kontrates.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet