Dhurim prone midis familjareve

Pershendetje,

Burri do me bej dhurate shtepine. Cfare dokumentash duhen dhe cilat jane detyrimet financiare? Ne pritje te pergjigjes. Faleminderit,


Qytetari: M. T. Data: 24 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhurim prone midis familjareve”

  1. Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.

    Me ndryshimet e fundit ligjore, dhurimi i pronës (banese/truall) midis familjarëve (brenda lidhjes gjinore ne familje) perjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat në masën 15 për qind. Ju bejme me dije se kjo e ardhur nga dhurimi brenda lidhjes gjinore për banesën dhe/ose truallin, është e përjashtuar vetëm një herë për një përfitues.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve, ne rastin tuaj bashkeshort/bashkeshorte.

    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale dhe tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK, per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emrin tuaj si pranuese dhurimi (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet