Dhurim prone

Pershendetje,

Doja te dija nese une ia dhuroj shtepine time nje te afermit tim, sa do jete taksa qe duhet te paguaje? Jetoj jashte Shqiperise dhe nuk i di si funksionojne gjerat. Cfare procedure duhet te ndjek per dhurimin e baneses?  Shume faleminderit.


Qytetari: L. P. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Dhurim prone”

  1. Pershendetje. Per te dhuruar nje pasuri te paluajtshme duhet qe te dyja palet te paraqiten perpara nje noteri publik, prane te cilit te nenshkruajne kontraten e dhurimit. Ju jeni te lire t’ia dhuroni cdo personi qe deshironi pasurine. Lidhur me taksen qe duhet te paguani ajo llogaritet ne baze te vleres se shtepise dhe qytetit ku ju ndodheni. Taksa qe paguhet llogaritet mbi diferencen ndermjet cmimit te blerjes dhe vleres aktuale te apartamentit ne baze te akteve nenligjore qe percaktojne cmimet e references. Nisur nga sa me siper ne nuk mund t’ju japim nje vlere konkrete te takses.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet