Dhurim Prone

Deshiroj qe ky email te ju gjeje shendosh e mire, ne kete situate kritike.

Kisha nje pyetje persa i perket dhurimit te prones.  Nena ime ka nje shtepi dhe deshiron qe ta dhuroje ne emrin tim. Kam folur me nje noter dhe ai me kerkon nje autorizim (deklarate) qe une te pranoj dhuraten. A jam i detyruar qe te dergoj nje prokure te tille, per pranim dhurimi? Me duket pak non sense, por do vleresoja mendimin tuaj me te specializuar.  Falemderit per vemendjen.


Qytetari: A. L. Data: 8 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Dhurim Prone”

  1. Pershendetje. Dhurimi edhe pse eshte kontrate e njeanshme, pra ku vetem njeri person ka detyrime (dhuruesi) dhe tjetri te drejta (pranuesi i dhurimit), ne baze te Kodit Civil, duhet qe te dy personat te shfaqin vullnetin e tyre per lidhjen e kesaj kontrate, pasi eshte veprim juridik i dyanshem. Ky rregull parashikohet nga te gjitha legjislacionet, pasi askush nuk mund te marre persiper te drejta pa vullnetin e tij. Ne rastin tuaj, ju keni te drejte te autorizoni nje person te trete, jo nenen tuaj, me ane te nje prokure perfaqesimi, qe te nenshkruaje ne emrin tuaj kontraten e dhurimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet