Dhurim i Pronës

Dua të dhuroj një pronë të paluajtshme banes/truall te një person juridik si psh një OJF me akt dhurimi dhe ose edhe me testament. Si funksionon? Cfare takse paguhet? Cfare pagesash behen? Faleminderit


Qytetari: Q. T. Data: 29 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Dhurim i Pronës”

  1. 1

    Pershendetje,
    Nese ju keni vendosur qe pasurine tuaj (banese/truall) t’ia kaloni nje OJF-je permes testamentit, atehere duhet te hartoni testamentin prane nje noteri publik, duke respektuar percaktimet ligjore te Kodit Civil. Ne kete rast pronesia kalon pas vdekjes se testatorit.
    Kostot ekonomike per kete veprim juridik jane: Tarifa e sherbimeve noteriale. Celja e deshmise se trashegimise testamentare dhe rregjistrimi i aktit prane AShK-se do te behen pas vdekjes se testatorit.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Ne zbatim te percaktimeve ligjore, dhurimi i sendeve të paluajtshme, si nje veprim juridik per kalimin e pronesise duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe është i pavlefshëm. Per te bere kalimin e pronesise, ju duhet te jeni te pajisur me certifikaten e pronesise se pasurise, dokument i cili merret nga Agjensia Shteterore e Kadastres (ish ZVRPP). Per lidhjen e kontrates se dhurimit do te duhet te paraqiteni prane nje noteri publik, i cili kryen verifikimet perkatese mbi gjendjen juridike te pasurise ne rregjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme, sqaron palet mbi te drejtat dhe detyrimet perkatese dhe harton aktin noterial te dhurimit.
    Kostot ekonomike te transaksionit te dhurimit te pasurise jane: Tarifat e sherbimeve noteriale; tatimi mbi te ardhurat nga kalimi i se drejtes se pronesise; tarifat e sherbimit qe ofrohen nga ASHK per regjistrimin e kontrates se dhurimit dhe leshimin e dokumentave te pronesise ne emer te pranuesit te dhurimit (certifikate pronesie, kopje kartele dhe harte treguese te pasurise).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet