Dhurim i prones

Pershendetje, si eshte ceshtja ne lidhje me dhurimin e prones nga babai i cili eshtë martuar pas vdekjes se nënes, por prona eshte e trasheguar nga gjyshi dhe eshte pronë e palujtshme te cilen e posedon para se te martohet per here te dyte?


Qytetari: E. N. Data: 9 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Dhurim i prones”

  1. Pershendetje
    Cdo person qe ka tagrin e pronarit mund te disponoje mbi pronen e tij sipas vullnetit te tij te lire qe do te thote mund ta shese,dhuroje apo tjetersoje.
    Me aq sa ju referoni, ju pretendoni se babi juaj kete prone e ka trasheguar nga gjyshi, dhe trashegimia nuk ben pjese ne bashkesine ligjore , sipas kodit e familjes ne neni 77 percaktohet se ; ”Pasuri vetjake e bashkëshortit që nuk bën pjesë në bashkësi është:
    b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, kur në
    aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë në favor të bashkësisë;..”
    Pra , pavaresisht marteses se pare , ajo prone ka qene e trasheguar dhe munde te disponoje sipas vullnetit te tij te lire.
    Ne rast se nuk e kemi interpretuar sakte situaten e paraqitur nga ana juaj jeni i lutur te na shkruani serish ne platforme ose te telefononi falas ne nr jeshil 0800 1010 cdo dite nga e hena ne te premte ora 10-14.00
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet