Dhurim banese

A mund te ma dhuroje shtepine dhendri in…shtepia po’ behet me parate e mia,por po’ e nderton dhendri me emrin e tij se une skam mundesi ta ndjek


Qytetari: N. P. Data: 10 January , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

5 responses to “Dhurim banese”

  1. Erald Llanaj Erald Llanaj says:

    Kontrata e dhurimit mund te behet vetem nese te dy palet si dhuruesi ashtu edhe pranuesi japin pelqimin per dhurimin dhe pranimin e kesaj prone ndersa persa i perket shumes se parave mund te merrni nje deklarate noteriale prane noterit.

  2. Dhurimi behet me vullnet te lire te paleve, Dhuruesit dhe Perfituesit, ndaj nuk ka asnje pengese ligjore ne kete rast per nje Dhurim te mundshyem.

  3. Sigurisht që mund ta dhurojë pasurinë, në çdo rast, jo vetëm për faktin që jeni financuesi i ndërtimit.
    Duhet të keni parasysh që me dhurim do taksoheni (njëherë taksohet Dhuruesi i parë dhe në rast se do e tjetërsoni përsëri pasurinë do taksoheni përsëri, sikur Dhuruesi i parë të mos kishte paguar asnjëherë taksë).
    Kështu që, rruga më e mirë është që dhëndri t`ja kalojë pronësinë gruas së tij (vajzës tënde) dhe më pas vajza juaj të jua kaloj juve. Në këtë rast me ndryshimet e fundit të ligjit kalimet e pronësisë ndërmjet bashkëshortëve dhe ndërmjet prindërit dhe fëmijës bëhen pa paguar taksë për kalim pronësie.
    Në rast se shtëpia nuk është akoma e regjistruar në Kadastër (por është regjistruar vetëm karabinaja ose jo), atëherë mund të dhurojë të drejtat reale të shtëpisë (në këtë rast duhet parë edhe pronësia e truallit ku po behet ndërtimi, (sepse të drejta reale mund të jenë vetëm të drejtat e ndërtimit “karabinaja, muret etj” dhe “leja e ndërtimit”), ndërsa trualli është “titull pronësie”.
    Kalimi i të drejtave reale dhe të drejtave të tjera mund të bëhet edhe në forma të tjera që parashikon Kodi Civil, (si psh: “Cedimi i kredive” me “Shitje” etj).
    Në vështrim të parë duket e thjeshtë si zgjidhje juridike, por duhen pasur në konsideratë shumë elementë juridikë.
    Pra, kalimi i të drejtave reale dhe titullit të pronësisë bëhet me kontratë “Dhurimi”, ndërsa për të drejtat e detyrimeve duhet gjetur një formë tjetër ligjore siç është “Cedimi i kredive”, por gjithmonë duke mbajtur në parasysh faktin e pagimit të taksës së tjetërsimit të pasurisë.

  4. Sigurisht që mund ta dhurojë pasurinë, në çdo rast, jo vetëm për faktin që jeni financuesi i ndërtimit.
    Duhet të keni parasysh që me dhurim do taksoheni (njëherë taksohet Dhuruesi i parë dhe në rat se do e tjetërsoni përsëri pasurinë do taksoheni përsëri, sikur Dhuruesi i parë të mos kishte paguar asnjëherë taksë.
    Kështu që, rruga më e mirë është që dhëndri tja kalojë pronësinë gruas së tij (vajzës tënde) dhe më pas vajza juaj të jua kaloj juve. Në këtë rast me ndryshimet e fundit të ligjit kalimet e pronësisë ndërmjet bashkëshortëve dhe ndërmjet prindërit dhe fëmijës bëhen pa paguar taksë për kalim pronësie.

  5. Pershendetje,
    Dhenderri juaj ka te drejte t’ua dhuroje shtepine, vetem pasi ajo te jete e regjistruar ne Kadaster. Ne momentin e dhurimit juve do t’ju duhet te paguaje tatimin mbi fitimin, pasi dhenderri nuk eshte nder kategorite perfituese nga perjashtimi i tatimit. Nese shtepia regjistrohet ne emer te vajzes tuaj, atehere per kontraten e dhurimit nuk do te paguani tatim fitimi ne shtet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet