Dhurate prone

Pershendetje,

Deshiroj qe ky email te ju gjej shendosh e mire ne kete kohe delikate.
Pyetja e ime eshte e lidhur me tre apartamente qe mamaja ime deshiron t’i kaloj tek une si prone dhurate. Kam folur me noterin e ngarkuar nga mamaja ime dhe kerkesa e Noterit eshte per nje prokure pranimi per dhuraten e prones. Pyetja ime eshte, per cfare prokure behet fjale kur ajo eshte thjeshte DHURIM PRONE? Flm in advance per nje pergjigje.


Qytetari: A. L. Data: 14 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhurate prone”

  1. Pershendetje

    Hyrja e palëve në një marrëdhënie juridike të ndërsjellët, kërkon në radhë të parë jo vetëm vullnetin e tyre për të realizuar veprimin juridik, por duhet që nga njëra palë të ofrojë dhe pala tjetër të pranojë këtë ofertë. Mënyra e lidhjes së kontratës se dhurimit, që parashikohet ne Kodin tone Civil është ajo e arritjes së marrëveshjes ndërmjet propozimit dhe pranimit. Kjo realizohet ne dy menyra: 1. Keto mund te realizohen ne dy akte te ndara, nje akt per oferten/propozimin e plote dhe ne nje akt tjeter vecmas pranimi i dhurimit. Ne rastin konkret, noteria do t’i jete referuar aktit per pranimin e dhurimit nga ana juaj.
    2. Nese te dyja palet jane dakort per dhurimin e pasurive, atehere si “oferta per dhurim nga nena juaj”, ashtu dhe “pranimi i dhurimit nga ana juaj si perfituese” mund te behen ne te njejtin akt noterial – kontrate dhurimi, e cila nenshkruhet nga te dyja palet, duke shmanguar dy akte te ndara. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet