Dhune psikologjike ne familje

Pershendetje,

Jam nje familiar 42 vjec me 2 femije. Kam nje problem shume te madh. Prej 20 vitesh jetoj ne Rome dhe si te gjithe ne emigrantet ndihmojme prinderit tone atje ne Shqiperi. Por me nenen time eshte akoma me keq, me detyron te jetoj me mua. Kur nderkohe ajo eshte tip shum e veshtire, kerkuse, ofenduse, etjj… e kam mbajtur 3 vite ne Itali sa qe me ndau nga familja. Tani kam krijuar me shume veshtersi nje famlje tjeter. Kur nderkohe kam nje femije + femijen qe ka pasur nusja ime me ish burrin qe ka pasur (vdekur). Dhe tani ajo me dhunon psikologjisht duke me ofenduar dhe duke me thene qe mban femijen e huaj, nuk mban nenen tende etj… dhe femijen e nuses time e trajton keq me pak fjale na ka hequr buzeqeshjen ne familje, sigurisht ju do mendoni qe nena nuk hidhet etjj… jo un kam 20 vite qe jap kontribut ekomomik etj., dhe shtepine e ka ne Durres me te gjitha kushtet. Por nuk do te jetoj vetem me detyron mua te vij ne shtepine time per te jetuar dhe reliasht me kete momente qe po ju shkruaj eshte ketu me mua ne Rome. Me thote nuk dua te iki ne Shqiperi. Me thote qe ti je i vogli dhe ti do pergjigjesh ka akoma mentalitetin e djalit te pleqerise. Femijet e tjere i shkojne mbrapa se i lervedis. Sepse ata nuk e mbajn. Per fat te keq nena ime eshte person sh sh sh I vecante. Eshte pa kulture , eshte xheloze etj… nuk ka asgje pozitive. Me vjen keq qe them per nenen time kete gje. Por eshte e vertete. Me ka prishur nje familje qe kisha vite qe jetoja. Dhe tani nuk dua te bej te njeten gabim duke e mbajtur ne shtepi. Pyetja ime eshte. Si duhet te sillem? Me detyron ligji mua te perze nenen time nga shtepia? Sigurisht duke ju pergjigjur nga ana ekonomike ne shtepine time qe kam atje ne Shqiperi.


Qytetari: R. D. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhune psikologjike ne familje”

  1. Pershendetje,

    Ligjerisht nuk ka asnje ndalese qe femija te mos pranoje te jetoje me prindin, nga momenti qe ai eshte madhor sipas percaktimit te ligjit.

    Legjislacioni shqiptar njeh si detyrim vetem ate qe konsiderohet “detyrim ushqimor” sipas Neneve 192 e vijues te Kodit te Familjes. Ne kuptim te ligjit, detyrimi ushqimor është ai detyrim ligjor në bazë të të cilit një ose disa anëtarë të familjes të cilët janë të paaftë për punë dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme për të jetuar, kanë të drejtën t’u paguhet një detyrim ushqimor nga anëtarët e tjerë të familjes. Ky detyrim perfshin “gjithçka që është e nevojshme për të plotësuar nevojat perushqim, veshje, banim, drita, uje, shpenzime për arsimimin, shpenzime të veçanta (per shembull spitalore, etj.) Pra sipas ligjit, detyrimi ushqimor percaktohet sipas nevojave te personit nevojtar, duke i vleresuar ato rast pas rasti. Ky eshte detyrimi qe ju si femije keni perkundrejt nenes suaj.

    Per me tej duhet te mbani parasysh se detyrimi ushqimor eshte detyrim i cili u ngarkohet solidarisht personave te detyruar, ne kete rast vellezerve e motrave tuaja perkundrejt nenes se tyre, gjithmone duke vleresuar edhe mundesine e tyre ekonomike per te kontribuar.

    Nga ana tjeter eshte shume e veshtire te provosh dhunen psikologjike ne kete forme qe ju e keni pershkruar, qe me pas te konkretizohet ne veprime juridike konkrete. Sipas Kodit te Familjes, neni 217 percakton se prinderit dhe femijet reciprokisht duhet të ndihmojnë, të duan dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pra ju duhet jo vetem te ofroni ndihme, suport dhe respekt perkundrejt nenes suaj, por edhe te prisni dhe te merrni te njejten gje prej saj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet