Dhune ne familje

Si mund te veproj kur dhunohem fizikisht nga familjaret e B/shortit? Faleminderit


Qytetari: E. T. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Dhune ne familje”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problemin tuaj duhet t’i drejtoheni Komisariatit te Policise te vendit ku banoni, duke bere kallezim per te gjitha veprimet e dhunshme fizike ose psikologjike qe kryhen ndaj jush duke dhene deklarime per te gjithe ose te gjitha ngjarjet ne teresi, duke percaktuar menyren e ushtrimit te dhunes si dhe personat qe e kryejne ate. Punonjesi i policise do t’ju pajise me akt per paraqitjen prane Mjekut Ligjor me qellim paisjen me akt ekspertimi per te vleresuar llojin dhe shkallen e demtimeve nga dhuna e ushtruar kundrejt jush. Kjo eshte prove qe sherben per te provuar faktin penal.
    Nese keni nevoje per me shume te dhena, ju lutemi mos hezitoni te na shkruani perseri.

    Ju uroj gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Dhuna ne familje perben veper penale. Ju mund te telefononi policine ne nr. 129 ose tek numri zyrtar i punonjesit te policise te lagjes ku jetoni.
    Ju keshilloj se ne rast se dhunoheni, qofte edhe psikologjikisht, te njoftoni numrat e mesiperm dhe per efekt prove, permes telefonit tuaj ose ndonje pajisje tjeter te regjistroni çdo debat/konflikt. Faleminderit

  3. Përshëndetje!

    Ne bazë të Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ku ju jetoni, me anë të një Kërkesë-padie për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Gjithashtu, ju mund te drejtoheni me nje kerkese per marrjen e masave te nevojshme në polici/prokurori, njësinë përkatëse vendore (bashki), qendrën shëndetësore të zonës ku banoni.

    Kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e personave që legjitimohen për ta kërkuar atë (viktima, policia/prokuroia). Në rastet kur kërkohet ndihmë e menjëhershme, kërkesa mund të plotësohet dhe të paraqitet pranë komisariatit më të afërt të policisë dhe punonjësi i policisë vepron në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

    Për hartimin e kërkesë-padisë, përgatitjen e akteve dhe paraqitjen e tyre në gjykatë ju do te asistoheni nga një avokat falas. Ju gjithashtu përjashtoheni nga taksat gjyqësore, me daljen e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje.

    Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të përmbajë edhe: a) të dhëna personale rreth familjes ose marrëdhënieve farefisnore mes viktimës dhe dhunuesit; b) përshkrimin e qartë të fakteve dhe rrethanave, në të cilat ka ndodhur akti i dhunës në familje, duke përfshirë arsyet që sqarojnë cenimin e sigurisë, të shëndetit apo të mirëqenies së viktimës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të ligjit te sipërcituar; c) masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen; ç) nënshkrimin e kërkuesit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet