Dhuna

Ju lutem mund te me thoni cfare behet ne rastet kur ushtrohet dhune ne familje?


Qytetari: O. K. Data: 30 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhuna”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE” , përcakton se:
    Në rast të dhunës në familje, viktima për të kërkuar urdhër mbrojtie mund t’i drejtohet me anë të një kërkese postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet), njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki), qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, për të marrë masat e nevojshme.

    Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqesin: a) vetë viktima; b) përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës; c) policia / prokuroria.

    Neni 14 i këtij ligji parashikon se forma e kërkesë-padisë është :
    1. Kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes dhe urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes duhet të përmbajë edhe:
    a) të dhëna personale rreth familjes ose marrëdhënieve farefisnore mes viktimës dhe dhunuesit;
    b) përshkrimin e qartë të fakteve dhe rrethanave, në të cilat ka ndodhur akti i dhunës në familje, duke përfshirë arsyet që sqarojnë cenimin e sigurisë, të shëndetit apo të mirëqenies së viktimës nga i/e padituri/a (dhunuesi/ja) të parashikuara në nenin 3 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji;
    c) masat mbrojtëse të posaçme që kërkohen;
    ç ) nënshkrimin e kërkuesit.

    2. Kërkesë-padia për urdhër mbrojtjeje mund të paraqitet në çdo kohë para gjykatës nga ana e personave që legjitimohen për ta kërkuar atë. Në rastet kur kërkohet ndihmë e menjëhershme, kërkesa mund të plotësohet dhe të paraqitet pranë komisariatit më të afërt të policisë dhe punonjësi i policisë vepron në përputhje me ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

    3. Për hartimin e kërkesë-padisë, përgatitjen e akteve dhe paraqitjen e tyre në gjykatë kërkuesi asistohet nga një avokat falas.

    4. Kërkuesi shkarkohet nga taksat e gjykatës. Me daljen e urdhrit të mbrojtjes, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës që ka ushtruar dhunë në familje. Në rast të kundërt, shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

    5. Kërkesë-padia regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe protokollohet ditën e dorëzimit të saj.

    Për këshillim ligjor falas dhe më tepër informacion, ju mund të telefononi në numrin jeshil 0800 10 10, nga e hëna në të premte, ora 08:00-14:00. Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet