Dhuna ne familje

Pershendetje,

Jam 17 vjec/e une jam i/e dhunuar psikologjikisht, por nuk mungon edhe ajo fizike. Jam pajisur 2 here me urdher te menjehershem nga gjykata per 6 muaj, ndaj babait. Urdher te menjehershem mbrotje kam marre une edhe mami, e cila eshte paisur edhe ne vitin 2012 me urdher te menjehershem mbrotje per 1 vit.

UMM ka mbaruar para disa muajsh, por gjate muajve qe ishim me UMM ai na dhunoi dhe ne telefonuam policine, por e falem pasi menduam se nuk do ti perseriste me. Prinderit jane te divorcuar prej 1 viti .

Kohet e fundit ai na ben presion psikologjik duke na share me fjale te papershtatshme si ne shtepi ashtu edhe ne rruge pasi ndonje here na ndjek nga mbrapa … kjo gje ne na ben te turperuar ne rruge .
Kohet e fundit na ben presion pasi kemi futur letrat per pjese shtepie, por na kercenon qe te heqim dore.

Kur mund te drejtohem une, a mundet te pajisem me UMM perseri apo duhet te iki ne prokurori?

Faleminderit


Qytetari: O. E. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Dhuna ne familje”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Gjeja e pare qe ju keshilloj te beni eshte denoncim ne polici. Ne kallzimin qe do te beni duhet ta denonconi per dhune ne familje dhe te kerkoni UMM perseri ne te cilin te kerkohet mbrojte si per nenen tuaj ashtu edhe per ju. Me pas do te vijoje procedura ne Gjykaten Civile te Rrethit Gjyqesor ku keni vendbanimin. Nese keni raste flagrante te cilat konsitojne ne dhune ne rruge, kercenime te drejtperdrejta te cilat cenonjne integritetin tuaj fizik, ju keshilloj te siguroni numrin e punonjesit te policise te zones ku ju banoni dhe ta kontaktoni menjehere dhe t’i referoni rastin.
    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, ju mund te perfitoni edhe nga ligji nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, me avokat falas per ceshtjet gjyqesore qe keni (ketu e kam fjalen dhe per ceshtjen civile per pjestim pasurie).
    Nje tjeter keshille eshte qe te drejtoheni edhe prane Sherbimit Social Rajonal i cili te mund te menaxhoje rastin tuaj. Ata jane nje grup i specializuar i perbere nga punonjes sociale, psikologe, jurist te cilet ne perputhje me specifikat e rastet bejne dhe referimet perkatese.

    Faleminderit

  2. Përshëndetje!

    Ne bazë të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar, ju mund t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor ku ju jetoni, me anë të një Kërkesë-padie për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Gjithashtu, ju mund te drejtoheni me nje kerkese per marrjen e masave te nevojshme në polici/prokurori, njësinë përkatëse vendore (bashki), qendrën shëndetësore të zonës ku banoni.

    Ne cdo moment ju mund te telefononi policine ne nr. 129 ose tek numri i telrefonit te punonjesit te policise te lagjes ku banoni. Per mbeshtetje psiko-emocionale mund te telefonosh ne cdo kohe falas ne Linjen e Keshillit per Gra dhe Vajza me nr. tel 116117.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet