Dhuna ne familje

Pershendetje,

Jam me urdher mbrojtje dhe ne proces divorci. (Ish) Bashkeshorti im shpesh vjen ne banesen e perbashket i alkoolizuar dhe i veteurinuar (me falni per shprehjen). Cfare mund te bej sepse nuk kam tentuar te njoftoje 129 ose ta ridenocoja mendoja se nuk perben veper penale?  Ju lutem me jepni nje zgjidhje. Faleminderit,


Qytetari: H. J. Data: 31 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Dhuna ne familje”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,
    Situata qe ju pershkruani perben shkelje te urdherit te mbrojtjes nga ana e bashkeshortit tuaj, varesisht percaktimeve qe gjykata ka bere ne vendimin e saj (largesia fizike, mos afrimi prane vendit te punes etj etj). Shkelja e urdehrit te mbrojtjes perben veper penale ne kuptim te nenit 320 te Kodit Penal “Pengime te ekzekutimit te vendimeve te gjykates”, veper e cila denohet me gjobe se burgim deri ne dy vite.

    Ju duhet me patjeter te njoftoni punonjesit e policise dhe autoritetet e tjera te percaktuara nga ligji apo vendimi i gjykates per zbatimin e urdherit te mbrojtjes (njësitë e qeverisjes vendore si bashkia apo komuna) per shkeljen e urdherit te mbrojtjes nga ana e bashkeshortit, me qellim qe nderhyrja te jete e menjehreshme ne rast se do keni kercenime nga basheshorti juaj, se pari dhe mbi te gjitha per sigurine tuaj dhe te familjes suaj.

    Vini ne dijeni gjithashtu edhe permbaruesin i cili te marre masa te menjehershme per ekzekutimin e vendimit gjyqesor te udhrit te mbrojtjes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet