Dhuna ndaj gruas

Pershendetje Z/nj.Z i/e nderuar!  Jam dhunuar fizikisht nga familjaret e b/shortit, jam grua e ve. Prokurori e ka klasifikuar jo veper penale dhe e ka pushuar ceshtjen. Si te veproj? Faleminderit


Qytetari: E. T. Data: 30 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Dhuna ndaj gruas”

  1. Pershendetje,

    Ju keni te drejte ta ankimoni ne Gjykate vendimin e prokurorit per pushimin e ceshtjes, brenda 10 diteve nga marrja djeni per pushimin e ceshtjes. Ankimi shqyrtohet brenda 15 diteve ne dhome keshillimi.
    Gjykata mund te vendos sipas rastit: 1. Lenien ne fuqi te vendimit te pushimit 2. Kthimin e akteve prokurorit dhe vazhdimin e hetimeve, kur çmon se ato jane te paplota, duke percaktuar drejtimet e thellimit te tyre dhe, kur eshte rasti, edhe veprimet qe duhet të kryhen, si dhe cakton afatin brenda të cilit hetimet duhet të perfundojne; 3. Kthimin e akteve prokurorit, duke e urdheruar qe te formuloje akuze dhe te paraqese kerkese per gjykimin e çeshtjes, kur çmon se hetimet jane te plota dhe rezulton se ka prova te mjaftueshme per te mbeshtetur akuzen ne gjyq.
    Per me teper informacion referohuni nenit 329 te Kodit te Procedures Penale. Faleminderit.

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Referuar problematikes se adresuar, Kodi i Procedures Penale ne nenin 329 parashikon mundesine e ankimit te vendimit te pushimit te akuzes penale nga ana e prokurorit. Afati i ankimit eshte 10 dite dhe llogaritja e tij fillon nga e nesermja e marrjes dijeni te ketij vendimi. Eshte e domosdoshme te respektoni afatin e percaktuar. Ankimi shqyrtohet ne dhome keshillimi nga gjyqtari i seances paraprake, brenda 15 diteve nga marrja e akteve.

    Nese gjykata verifikon se jemi para nje vepre penale, sipas pretendimit Tuaj, urdheron prokurorin te formuloje akuzen dhe te paraqese kerkesen per gjykim, nese ka prova te mjaftueshme per gjykimin e ceshtjes.

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet