Dhenia e pushimit per prindin kujdestar te femijes se mitur

Pershendetje,

A ka nje vendim ose urdher te ri per dhenien e pushimit per prindin kujdestar te femijes se mitur, duke qene se cerdhet jane ende te mbyllura? Faleminderit


Qytetari: K. K. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Dhenia e pushimit per prindin kujdestar te femijes se mitur”

  1. Pershendetje

    Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile me vendimin Nr.1, datë 25.3.2020 “Per konfirmimin dhe vijimin e zbatimit te masave te vecanta administrative te marra gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit te shkaktuar Covid-19” ka konfirmuar vijimin e zbatimit të masave të veçanta administrative të marra gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, pefshire dhe Vendim nr.208, datë 10.3.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e datave 10 deri 23 mars 2020 ditë pushimi për prindin kujdestar të fëmijëve të mitur”.

    Të gjitha strukturat e ngarkuara me sigurimin e zbatimit të masave parandaluese kane detyrimin të vijojnë me zbatimin e tyre dhe të masave të tjera të marra në vijim nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

    Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Jo, pas vendimit nr 208, dt. 10.03.2020, nuk ka pasur ndonje vendim tjeter nga Keshilli i Ministrave mbi kete ceshtje. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet