Pershendetje,
Kam që në shtator të vitit 2017 që është regjistruar çështja në gjykatën administrative të apelit Tiranë dhe akoma nuk kam marrë 1 datë gjyqi. E kam fituar gjyqin në gjykatën e shkallës së parë dhe me pas institucioni e apeloi çështjen ne apel. Arsyeja e gjyqit është largim i padrejtë nga puna. Kam 3 vjet i papunë në pritje që të përfundojë procesi që të rikthehem në vëndin e punës. Relatore e çështjes vijon me gjykimet e tetorit te vitit 2017, ndërsa unë që jam regjistruar në shtator të vitit 2017 akoma nuk kam një datë gjyqi. Dhe sa kohë duhet të pres? Cfare me sugjeroni te bej? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje! Sa ju relatoni e vetmja rruge, eshte ti drejtoheni relatores se çeshtjes me ane te nje kerkese per pershpejtim te shqyrtimit te ankimit ku ju jeni pale ndergjyqese. Per shkak te numrit te madh te ceshtjeve, ngarkeses se gjyqtareve dhe procesit “VETING” jane krijuar vakume ne trupen gjyqesore qe kane sjelle edhe vonesa te gjykimi te ceshtjeve.
Faleminderit