Përshëndetje! Nese dy ortake të huaj hapin një SHPK në Shqipëri, ku njeri është vetëm ortak ndërsa tjetri emërohet në statut administrator a kanë të dy detyrim ligjor të paguajnë sigurime shëndetësore e shoqërore apo vetëm administratori paguan sigurimet?
One Response
Pershendetje. Kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore derdhen vetem per personat te cilet jane te punesuar ne nje shoqeri. Ortaket e shoqerise tregtare nuk jane persona te punesuar dhe si te tille nuk kane detyrim te kene nje page dhe te derdhin kontributet perkatese. Nese ndonjeri prej tyre kryen nje funksion ne shoqeri, sic eshte administratori, atehere do te duhet te kete pagen dhe te derdhe kontributet perkatese. Ortaket kane si detyrim ne shtet pagesen e tatimit mbi dividendin, kur marrin perfitimet nga veprimtaria e shoqerise.