Detyrimet ndaj EKB-se

Pershendetje,

Pyetja konsiston ne lidhje me detyrimin ndaj EKB-se. Ne muajn dhjetor te vitit 2008 kam marre nje kredi nga EKB ne vleren rreth 2.000.000 Leke. Mospagesat e kestit kane filluar rreth vitit 2013 per arsye financiare. Kohezgjatja e kredise eshte per 25 vite. Gjate kesaj kohe, EKB sipas kontrates duhet te zgjidhte marreveshjen brenda 6 muajve, gje te cilen nuk e ka bere. Bej me dije qe nga viti 2013 nuk kam jetuar ne ate shtepi. Sot jemi te paditur te gjykate ku kerkohet nga ne te paguhet nje shume 1.200.000 leke, si dhe dorezimi i shtepise. Doja te dija se si mund te shkoj ceshtja ne gjykate dhe cili mund te jete detyrimi ndaj EKB-se? Faleminderit

Qytetari: S.K.
Data: 5 Gusht 2021, Kategoria: Detyrime

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Enti Kombetar i Banesave eshte autoriteti publik i caktuar per te perfaqesuar shtetin shqiptar ne cilesine e kontraktorit per banesat sociale. Ne kushtet kur ju nuk keni permbushur detyrimet tuaja kontraktore, atehere si cdo kontraktor ka te drejte qe t’i drejtohet gjykates dhe te kerkoje zgjidhje te kontrates. Lidhur me vleren e detyrimit kundrejt Entit Kombetar te Banesave ne nuk mund t’ua llogarisim, pasi per kete duhet nje studim i plote i dosjes, si dhe njohuri te posacme ne fushen kontabel. Ne cdo rast gjykata perpara percaktimit te vleres se detyrimit do te caktoje nje ekspert qe do te beje llogaritjet perkatese. Fakti qe EKB nuk e ka kerkuar zgjidhjen e kontrates brenda gjashte muajve, por me vone, nuk do te thote qe e ka humbur kete te drejte, pasi ajo perfaqeson pronarin e baneses dhe si i tille pa u permbushur i gjithe detyrimi ai nuk i humbet te drejtat e veta. Nga ana tjeter lidhur me mosjetesen ne shtepi, apo prapesime te tjera, keto duhet t’i parashtroni me ane te avokatit tuaj perpara gjykates, e cila do te beje vleresimin perkates ne teresine e rrethanave dhe provave.

Lini një Përgjigje