Detyrimet ndaj bankes gjate periudhes së pandemise

Pershendetje,

Para disa vitesh kam marrë overdraft 80.000 lek në bankë te nivelit 2, kam paguar % mujore po për fat të keq në kohën e pandemise une nuk kam paguar 4 muaj dhe se fundmi une bëra te gjithe pagesën në shumen 87.000 lek.  Pra, e likujdova te gjithë shumën me gjithë komatvonesa, por problemi është se kur pyeta me tha banka e shtetit se të kane kaluar “status 3” që do thotë nuk kam mundësi për kredi për 5 vite. Theksoj se banka nuk më ka lajmëruar në asnjë moment për pagesën.
Kujt duhet t’i drejtohem dhe a ka zgjidhje si problem? Cfare rruge ligjore duhet te ndjek? Sot nuk kam  asnje detyrim ndaj bankës.
Ngelem me shpresë per nje pergjigje nga ana juaj! Ju faleminderit


Qytetari: N. L. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Detyrimet ndaj bankes gjate periudhes së pandemise”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne momentin qe ju keni marre kredine, ne kontraten qe keni lidhur me banken kane qene te percaktuara edhe kushtet konkrete, duke perfshire edhe afatin e pageses se kesteve. Banka nuk ka detyrimin qe t’ju njoftoje qe ju duhet te paguani kestin perkates.
    Organi qe administron regjistrin e kredive dhe historikun e te gjithe kredimarresve, eshte Banka e Shqiperise. Nisur nga situata e fatkeqesise natyrore, e cila konsiderohet edhe “force madhore”, ju mund t’i paraqisni nje kerkese Bankes se Shqiperise per te rishikuar statusin tuaj si kredimarrese.
    Ne vijim gjeni linkun e formularit te kerkeses qe duhet te paraqisni prane Bankes se Shqiperise.

    file:///C:/Users/Admin/Downloads/Formulari_i_kerkeses_per_rishikimin_e_te_dhenave_9032.pdf

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet