Detyrime të prapambetura

Pershendetje,

Kam blerë dyqanin në vitin 2017 me akt-shitje përpara noterit dhe jam pajisur me certifikatë pronesie. Ka qëndruar i papërdorur deri në 2020. Tani më duhet për biznesin linjë 3-fazore, por OSHEE më thotë që ai dyqan paska patur kontratë me CEZ që në vitin 2012 dhe më duhet të paguaj detyrimet e prapambetura qe nga 2012, përndryshe nuk me lidhen dritat. A jam i detyruar t’i paguaj une detyrimet e para 2017? Cfare duhet te bej? Faleminderit,


Qytetari: E. A. Data: 24 November , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Detyrime të prapambetura”

  1. Pershendetje. Si rregull detyrimet jane ne ngarkim te pronarit te meparshem te njesise. Perjashtimisht nese ne kontrate eshte parashikuar shprehimisht qe keto detyrime do t’ju kalojne juve, atehere ju keni detyrim t’i paguani. Nese eshte rasti i pare, do ti beni nje ankese me shkrim OSHEE-se ku t’i parashtroni situaten dhe nje kopje te kontrates se tjetersimit. Ankesen do e mbeshtesni ne ligjin per furnizimin me energji elektrike, ne Kodin Civil dhe ne kodin e matjes se energjise elektrike. Nese OSHEE ju kthen serish te njejten pergjigje do i drejtoheni me Ankim, Entit Rregullator te Energjise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet