Pershendetje,
Burri im eshte larguar nga puna e meparshme qe para 8 vitesh. Punonte ne nje nga Spitalet Rajonale te vendit ne administrate. Tani me telefonojne dhe me njoftojne qe ka nje detyrim te prapambetur te konstatuar nga kontrollet e ushtruara ne institucionin perkates (Spitali) dhe kerkojne pagesen e menjehershme ose ne te kundert do fillonin procedurat e mbledhjes me force te detyrimit. Kerkuam shkresen e njoftimit dhe na thane se e kishin derguar njoftimin permes postes, por ne nuk kemi marre asnje shkrese. Po interesohem ne poste te vertetoj se cili postier e ka dorezuar kete shkrese. Ne e paguam detyrimin, por dua te di nese kane te drejte te kerkojne nje detyrim kaq te vjeter ne kohe institucionet? A kam te drejte te bej apelimin dhe nese po, cilit institucion duhet t’i drejtohem konkretisht? Nese mund te me udhezoni si te veproj do ju isha mirenjohes. Ju faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Se pari, qe punedhenesi te kerkoje pagimin e nje demshperblimi nga punemarresi duhet te kete nje vendim gjykate qe njeh demin material. Se dyti, kerkesat paraqiten deri ne tre vite nga zgjidhja e marredhenieve te punes. Afati i parashkrimit, pra afati tre vjecar, vlen vetem per te drejten per t’ju drejtuar gjyjates, por perjashtohen rastet kur personi e paguan vullnetarisht detyrimin.