Detyrim paraqitje

Pershendetje dhe ju falenderoj shume per punen qe beni.
Kam nje pyetje per kete denimin qe me ka dhene gjykata e shkalles se pare. Gjate hetimit te 30 diteve (nderkohe une isha ne burg ato dite) dola ne gjyq dhe me thane qe nga hetimet qe kemi kryer nuk rezulton asgje. Per  shkak se isha ne shkolle me kthyen me detyrim paraqitje.
Nisur nga ndryshimi i mases, a i bie qe jam akoma ne hetim apo jo? si dhe sa zgjasin hetimet, pasi di vetem qe do paraqitem nje here ne muaj?

Faliminderit!

Qytetari: A.K.
Data: 6 Qershor 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje !
    Masa e dhene nga ana e Gjykates detyrim paraqitje eshte mase provizore dhe jo perfundimtare. Kjo mase do te jete e vlefshme deri ne momentin sa gjykimi i ceshtjes ne ngarkimin tuaj do te perfundoje, dhe gjykata do te shprehet me vendim i cili do te jete i formes se prer, e cila mund te vendos pafajesie ose fajesi.
    Gjate kesaj periudhe ju do te jeni ne hetim dhe nese lind e nevojshme nga ana e organit procedues mund te jepni edhe deklarime lidhur me vepren penale per te cilen ju jeni ne cilesin e te pandehurit.
    Bazuar ne Kodin e Procedures Penale afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të këtij Kodi, sipas rastit prokurori mund te kerkoje shtyrjen e afatit te hetimeve deri ne 3 vite.
    Falemiderit.

Lini një Përgjigje