Jam nje qytetar shqiptar i punesuar ne privat. A kam ndonje detyrim ndaj shtetit si psh prokurorise apo sherbimit informativ kombetar per dhenie informacioni ne lidhje me nje bande te narkotrafikut ne lagje per te cilen eshte ne dijeni edhe policia e shtetit dhe prokuroria?
One Response
Përshëndetje,
Neni 300 i Kodit Penal parashikon si mëposhtë:
Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të
administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat,
bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur
për shkak të detyrës apo profesionit.
Faleminderit.