Detyrim i prapambetur ushqimor dhe probleme me strehimin

Përshëndetje!

Unë që po ju shkruaj quhem N.A dhe jam divorcuar që prej vitit 2017. Sipas vendimit të
gjykatës, më janë lene për rritje dhe edukim tre fëmijët e mitur, të cilët kanë ardhur në jetë gjatë viteve që kam qenë e martuar. Sipas vendimit të gjykatës, babait të fëmijëvje i janë caktuar orare për të takuar fëmijët dhe gjithashtu një detyrim ushqimor në vlerë monetare.
Babai i fëmijëve nuk është i rregullt me pagesat e detyrimit ushqimor dhe jam lidhur me një zyrë përmbarimore në mënyrë që zotëria të japë detyrimin që ka ndaj fëmijëve të tij, pasi është shumë e vështirë që tre fëmijë e rriten vetëm me të ardhurat e mia. Problemi qëndron në faktin se babai i fëmijëve ka hedhur zyrën përmbarimore në gjyq tre herë me qëllim që t’i shmanget detyrimit të tij.

Me situatën aktuale ka gjetur edhe një arsye tjetër për të mos shlyer detyrimin, me justifikimin se i është mbyllur biznesi (klinikë dentare) dhe nuk ka të ardhura. Ju lutem më keshilloni se si duhet të veproj unë në këtë rast?

Një problematikë tjetër është se unë dhe tre fëmijët jemi aktualisht të pastrehë, duke qenë se babai i fëmijëve (së bashku me prindërit e tij) na kanë nxjerrë dy herë me dhunë nga shtëpia. Një herë nga shtëpia bashkëshortore dhe një herë nga një shtëpi në pronësi të babait të ndjerë të zotërisë. Jam që prej dy vitesh në gjyq me zotërinë për ndarjen e pasurisë bashkëshortorë, por gjyqi është ende në faze pergatitore. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se edhe disa prona të blera gjatë viteve të martesës zotëria i ka vënë në emër të prindërve të tij.

Ju lutem më këshilloni se si duhet të veproj në këto raste. Ju faleminderit,


Qytetari: N. A. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Detyrim i prapambetur ushqimor dhe probleme me strehimin”

  1. Pershendetje,

    Lidhur me permbushjen e detyrimit ushqimor kundrejt femijeve, pavaresisht perpjekjeve qe mund te beje ish bashekshorti juaj duke hedhur ne gjyq zyren permbarimore, nese kjo e fundit respekton ligjin nuk ka asnje gje per t’u shqetesuar, pervec vonesave. Per te permbushur detyrimet qe ai ka kundrejt femijeve te tij, permbaruesi ka te drejte qe pervec llogarive bankare, te sekuestroje dhe me pas te nxjerre ne ankand, cdo pasuri te luajtshme (makine, paisje te klinikes, etj.), apo te paluajtshme (banese, toke).

    Persa i perket ndarjes se pasurise bashkeshortore pervec se te tregoni durim dhe te prisni qe te merret vendimi i gjykates nuk mund t’ju orientojme per ndonje zgjidhje tjeter.

    Lidhur me kalimin e pasurive ne emer te prinderve te tij, ka rendesi nese kjo eshte bere gjate marteses, apo me pas. Per kete duhet te diskutoni me avokatin tuaj, por nese jane regjistruar qe gjate marteses ne emer te prinderve te ish bashkeshortit, do te jete e veshtire qe te provoni perpara gjykates se ky regjistrim eshte fiktiv.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet