Deshmitaret per gjyq

Pershendetje, kam nje gjyq dua te vertetoj qe pronen e kam poseduar une… A mund te urdheroje gjykata t’i therrasi si deshmitare fqinjet?


Qytetari: L. P. Data: 30 December , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

3 responses to “Deshmitaret per gjyq”

  1. Erald Llanaj Erald Llanaj says:
    2

    Nga praktika gjyqesore ne Shqiperi zakonisht persa i perket proceseve civile eshte ndjekur peocedura e marrjes se provave shkresore, proves me ekspert,marrja e provave nga te trete duke investuar vete gjykatat ne baze te nenit 223 k.pr.civile ndersa prova me deshmitar ne proces civil eshte aplikuar shume pak dhe ne rastet kur eshte aplikuar eshte rrezuar sigurisht jo ne te gjitha rastet por ne te shumten po.

  2. 1

    Pershendetje, mbi bazen e kerkeses tende ne seance gjyqesore, ke te drejte te kerkosh edhe marrjen e provave te lira me deshmitare per te provuar faktet qe ti pretendon, dhe gjykata nese e cmon te arsyeshme e pranon kerkesen tende (sic vepron ne shumicen e rasteve)

  3. 2

    Kodi i procedurës civile nuk ka asnjë dispozitë të qartë në lidhje me urdhërimin e dëshmitarëve të paraqiten në seancë gjyqësore.
    Ajo që parashikon ligji në nenin 223 të Kodit të Procedurës Civile, është “Marrja e provës te të tretët” dhe ka të bëjë me “Dokument”, ose “Send”. Në këtë rast ligji është i qartë.
    Për sa i përket dëshmitarit ligji nuk ka ndonjë dispozitë të shprehur për mënyrën e marrjes së dëshmisë së tij, kur ai nuk pranon të japë deklarime ose dëshmi.
    Megjithatë në mënyrë jo të shprehur (impicite), Kodi i Procedurës Civile i lejon mundësinë gjykatës të urdhërojë praninë e dëshmitarit.
    Dëshmitarët duhet ti përcaktoni ju dhe është gjykata që urdhëron ardhjen e tyre me fletë- thirrje, ose në raste të caktuara delegon kompetencat për marrjen e deklaratave dhe dëshmive të tyre (neni 213 – 217 i KPrCivile).
    Dëshmitari është provë të cilën e paraqet pala e interesuar. Dëshmia e dhënë nuk është provë e plotë, por merret nga gjykata në raport me provat e tjera, në rastet kur e lejon ligji “provën me dëshmitar”.
    Edhe në rast se gjykata vendos të urdhërojë ardhjen e detyrueshme të dëshmitarit, nuk garantohet se dëshmia e tij do të jetë në favorin tënd, apo do të jetë e qartë (pra, dëshmitari që ka ardhur forcërisht mund të thotë që nuk mbaj mend dhe nuk jam i sigurtë për asnjë nga pyetjet).
    Në praktikën që kam hasu unë si avokat nuk ka ndodhur asnjëherë që gjykata të urdhërojë forcërisht praninë e një dëshmitari në çështjet civile, kjo edhe për arsye se konsiderohet “barrë prove” e palës që kërkon të provojë faktet e pretenduara në gjykim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet