Deshmia

Dua 2018 5 maj jap denuar me gjob 50000mij lek nen 242 desh te di e e ka kap kjo amistua dhe ne rastse e ka kapur kur e mar Deshmin e Penalitet te paster


Qytetari: A. H. Data: 20 March , 2020, Kategoria: Penale.

3 responses to “Deshmia”

  1. Vepra Penale e parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal eshte amnistuar sipas ligjit nr. 5/2020 Per Dhenie Amnistie! Ne regjistrat e gjendjes gjyqesore apo siç njihet ndryshe Deshmi Penaliteti ju do te figuroni i denuar sepse nje nga llojet e denimit penal ne Shqiperi eshte edhe ai me gjobe! Por kjo veper nuk ju penalizon ligjerisht ne asnje funksion sepse kjo veper nuk parashikohet si veper qe ju ndalon per kryerje e ndonje funksioni publik(ligji nr. 138/2015, dekriminalizimi)

  2. Në përgjigje të pyetjes tuaj ju informoj se pastërtia e Dëshmisë së Penalitetit nuk lidhet me ligjin për amnistinë. Amnistia mund të shuajë dënimin e dhënë, por nuk ka efekte rehabilituese. Kjo gjë varet nga instituti i rehabilitimit (neni 69 i Kodit Penal), që shpreh, se:
    Quhen të padënuar:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në 52
    dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.
    Në rastin tuaj bazuar në nenin 242 të Kodit Penal, që shpreh, se “mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Pra, duhet të kalojë një periudhë 2 vjet nga momenti i dhënies së dënimit, që të konsideroheni i rehabilituar.

  3. Dispozita jote neni 242 i K.Penal, eshte denim per nje Kundravajtje penale dhe ligjerisht perfiton nga amnistia e fundit. Deshmine praktikisht e merr pasi te kryhen procedurat administrative te Institucioneve publike, dhe per momentin nuk ka nje afat specifik per vete situaten ne vend

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet