Pershendetje , kam pas nje gjyq (seanc paraprake) ku dola me mas sigurie arrest ne shtepi si person nen hetim , mbas 6 muajsh arrest shpie u denova nga gjykata shkalles pare me 2 muaj burg , vendimin e ankimova ne apel ato 2 muaj i bera nshpi dhe bera kerkes per shuarje mase sigurie , kerkesa u pranua nga apeli , doja te dija si del deshmia penalitetit me “shuarjen e mases sigurise” dhe nqs del i denuar sa dit mbasi esht pranuar kerkesa nga apeli
One Response
Pershendetje,
Personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne nenin 69 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise.
Në nenin 69 te Kodit Penal quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
Pra, per t’i dhene pergjigje pyetjes tuaj, ne fazen e hetimeve paraprake, normalisht deshmia e penalitetit del e paster, pasi ne referim te nenit 4 te K.Pr.Penale cdo person i dyshuar konsiderohet i pafajshem deri ne momentin qe ka nje vendim penal te formes se prere qe e deklaron fajtor ate.
Përsa më sipër nëse nuk ka një vendim penal të formës së prerë, ju do te konsideroheni i padenuar, dhe dëshmia e penalitetit do të dali e pastër, në raste të tjera nëse ju keni vuajtur dënimin nga një vendim penal i formës së prerë duhet të prisni kalimin e afateve të parashikuara në nenin 69 të Kodit Penal, gjithashtu në çdo kohë mund të aplikoni në portalin e-Albania në opsionin certifikatë e gjendjes gjyqësore për tu informuar mbi statusin e gjendjes gjyqësore.
Faleminderit!