Pershendetje.
Shtepia ku banoj eshte ndertuar ne kohen qe gjysherit e mi kane qene te martuar, por ne certifikate rezulton vetem emri i gjyshit. Gjyshja ka nderruar jete para disa vitesh dhe deshmia e trashegimise nxorri trashegimtare: gjyshin, babain tim dhe femijet e tjere te tyre.
Babai im nderroi jete para disa muajsh dhe deshmia e trashegimise se tij nxorri trashegimtare mamin dhe ne femijet.
Dua te di nese perfitoj pjese nga shtepia qe eshte ne emer te gjyshit, por gjyshja prezumohet bashkepronare sepse eshte ndertuar pas martese, edhe pse emri i saj nuk eshte i shenuar ne certifikaten e pronesise?
One Response
Përshëndetje,
Përsa i përket pronësisë së shtëpisë së gjyshit tuaj, në varësi të faktit se kur është lidhur martesa midis tyre dhe duke qenë se ky informacion nuk është specifikuar:
Për periudhën 1929 deri në ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste, gjen zbatim Kodi Civil i Mbretit Zog, pasuria e vene gjate martesës nuk prezumohej si pasuri ne bashkëpronësi midis bashkëshortëve vetëm për shkak te martesës. Pra nuk kishte bashkëpronësi prej martesës.
Ligjit nr. 601, datё 18.05.1948 “Mbi martesën” dhe Dekreti “Mbi Pronësinë” nr. 2083, miratuar datë 06.08.1955 parashikonte se: pasuria që bashkëshortët fitonin me punë gjatë martesës bëhej pasuri e tyre e përbashkët. Pra gjatë kësaj periudhe konsiderohej bashkëpronësi.
Kodi i Familjes i vitit 1965: .Nё lidhje me regjimin juridik tё pasurisё sё vёnё nga secili prej bashkëshortëve gjatë martesës bëhet pasuri e përbashkët e të dy bashkëshortëve dhe çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.
Ndërkohë, përsa i përket faktit nëse ju mund të trashëgoni pjesën e gjyshit tuaj, po mundeni pasi hyni me zëvendësim në pjesën e babit tuaj. Pjesa e babait tuaj që nuk jeton më, do të ndahet ndërmjet të gjithë fëmijëve të tij.
Faleminderit.
JuristiOnline