Deshmia e penalitetit – rehabilitimi

Pershendetje,

Nese kam kryer disa vepra penale, por qe nga viti 2012 qe jam liruar nga burgu nuk kam kryer asnje veper tjeter penale, a mund te quhem i rekuperuar? Praktikisht jam denuar per tre vepra penale dhe kam vuajtur denim te njepasnjeshem. Por nga 2012 nuk kam kryer vepra te tjera. Denimi ka qene me 3 vite e 8 muaj burgim. Ne pritje te pergjigjes, Faleminderit


Qytetari: A. L. Data: 27 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Deshmia e penalitetit – rehabilitimi”

  1. Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne rastin Tuaj, afati qe eshte i domosdoshem per rehabilitim eshte 5 vjet nga momenti i perfundimit te denimit (kujdes eshte element shume i rendesishem nga i cili fillon llogaritja e afatit 5 vjecar) dhe mos te keni kryer veper tjeter penale. Nga te dhenat e permendura nga ana Juaj, ne pyetjen drejtuar ne platforme, ju keni plotesuar periudhen e rehabilitimit 5 vjecar.

    Sipas nenit 69 te Kodit Penal quhen të padënuar:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet