Deshmia e penalitetit

Pershendetje, desha te dija a mund te me hiqet deshmia e penalitetit nga i denuar ne i padenuar. Kam kryer 16 muaj burg dhe deri me tani kam mbushur 4 vite nga dalja nga burgu. Mund ta heq qe tani pasi me duhet per ambasade ?

Qytetari: S.D.
Data: 20 Prill 2023, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Modeli i rehabilitimi të parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 69 është ai ligjor, personi i dënuar quhet i rehabilituar pasi plotësohen kushtet e parashikuar në këtë nen.
    Në mbështetje të këtij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Nga sa me siper, ju kategorizoheni sipas pikes “b” te nenit 69 te Kodit Penal. Ju do të quheni i padenuar nëse plotesohen 2 kushte:
    1. vendimi eshte ekzekutuar;
    2. te mos keni kryer asnjë veper tjeter penale gjate 5 viteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit.
    Ne rast se i plotesoni kushtet sa me siper deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje