Jam denuar nga gjykata per ndertim pa leje me 2 muaj detyrim paraqitje. Sa kohe qendron i shkrujtur shenimi ‘i denuar’ ne deshmine e penalitetit? Me 10 janar kam mbaruar denimin. Faleminderit,
Qytetari: A.
.Data: 22 February , 2021, Kategoria: Penale.
Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.
Ne mbeshtetje te ketij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale
Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, ju kategorizoheni sipas pikes “a” te nenit 69 te Kodit Penal. Qe te quheni i padenuar duhet te plotesohen 2 kushte: 1. vendimi eshte ekzekutuar; 2. te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 2 viteve nga momenti i perfundimit te vuajtjes se denimit.
Ne rast se i plotesoni kushtet e sipercituara, atehere deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.
Pershendetje,

Faleminderit