Deshmia e penalitetit

I/E nderuar Juririst/Juriste,
Kam nje pyetje ne lidhje me deshmine e penalitetit. Quhem X.Y, lindur ne qytetin X dhe banues ne Tirane. Jam denuar me 11 vite burg ne vitin 2006 per nje veper penale te parashikuar nga neni 140 i kodit penal. Veper penale qe nuk e kam pranuar asnjehere, prandaj edhe jam denuar ne maximum. Kam vuajtur 7.5 vite burg fizik. Jam liruar me sherbim prove ne vitin 2011 dhe nga ai moment jam larguar jashte shtetit, pasi ketu nuk kam besim ke drejtesia. Ka shum korrupsion ne sistemin e drejtesise dhe mendoj se me kane denuar me pa te drejte.  Kuptohet qarte pse me kane denuar se nuk kisha para t’i jepja. Une kam qene dhe jam i pafajshem. Tani desha te di nga ana juaj nese me hiqet nga deshmia e penalitetit denim im apo jo? Cilat jane afatet kohore qe deshmia e penalitetit te dale e paster?
Ju lutem me ktheni pergjigje


Qytetari: Z. S. Data: 24 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Deshmia e penalitetit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Modeli i rehabilitimi te parashikuar nga Kodi Penal i Republikes se Shqiperise ne nenin 69 eshte ai ligjor, personi i denuar quhet i rehabilituar pasi plotesohen kushtet e parashikuar ne kete nen.

    Ne mbeshtetje te ketij neni parashikohet rastet kur personi do te quhet i padenuar, te cilat jane:
    a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtëdhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve ngadita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
    ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetëvjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale

    Nga sa me siper, ju kategorizoheni sipas pikes “ç” te nenit 69 te Kodit Penal. Qe te quheni i padenuar duhet te plotesohen 2 kushte: 1. vendimi eshte ekzekutuar; 2. te mos keni kryer asnje veper tjeter penale gjate 10 viteve nga perfundimi i vuajtjes se denimit.
    Ne rast se i plotesoni kushtet sa me siper deshmia e penalitetit duhet t’ju dale e paster si i padenuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet