Deshmi Trashegimie

Përshëndetje,

Kam nje problem. Babi im ka vdekur ne vitin 2011. Ne vitin 2013 xhaxhi im eshte marr me letrat e pronave sipas autorizimit me prokure qe ja kane lene vellezerit ne vitin 2007. Problemi qendron qe ne nuk kishim dijeni qe Deshmia e Trashëgimisë e babit ishte bere ne vitin 2013. E zbuluam tani gjate ketyre dy javeve qe po merreshim me letrat per celjen e deshmise dhe del qe ishte bere ne vitin 2013 nga personi ne fjale. Une nuk kuptoj dicka se si ka mundësi qe noteria e ka bëre ketë deshmi, kur fëmijët janë gjallë dhe nuk kanë dijeni?
Dakort eshte bëre Deshmia, ama gjobën që vazhdon dhe rritet çdo ditë kush do e paguaj? Sepse noterja jonë na tha që në momentin që ne e dorëzojmë në hipotekë kemi një gjobë nga vitin 2013 deri tani. Si mund ta zgjidh ketë problem? Faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 9 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Deshmi Trashegimie”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te nenit 70 te Ligjit 111/2018 “Per Kadastren”, ju do te paguani kamat-vonese (gjobe) per vonesen ne rregjistrimin e deshmise se trashegimise brenda afatit ligjor, per cdo dite vonese, pas 30 diteve nga momenti i hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Ligji ka hyre ne fuqi me dt. 21 mars 2019 dhe kamatvonesa ne rastin tuaj fillon te aplikohet nga data 21 prill 2019. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet