Deshmi trashegimie

Pershendetje! Deri sa kohe mund te zgjasi qe te dali nje deshmi trashegimie?

Qytetari: A.T.
Data: 19 Qershor 2023, Kategoria: Civile, Noterizimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Mbeshtetur ne nenin 53 te Ligji Nr.7829, datë 1.6.1994 “Per Noterine”,

    Pas marrjes së kërkesës, Dhoma Kombëtare e Noterisë, brenda 3 ditëve, kontrollon në Regjistrin Kombëtar të Testamenteve dhe Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë nëse trashëgimlënësi ka lënë një testament dhe/ose është lëshuar dëshmia e trashëgimisë ligjore apo testamentare nga ndonjë noter tjetër.
    Brenda 3 ditëve pas marrjes së përgjigjes nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, noteri: a) drejton personin e interesuar te noteri, i cili ka lëshuar dëshminë e trashëgimisë ose
    pranë të cilit është redaktuar testamenti, nëse ka;
    b) procedon me lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore ose testamentare, në përputhje me parashikimet e Kodit Civil, dhe e regjistron atë në Regjistrin Kombëtar të Dëshmive të Trashëgimisë.
    Kur lëshon dëshminë e trashëgimisë testamentare, noteri kontrollon nëse disponimet me testament të testatorit janë të vlefshme, sipas parashikimeve të bëra në Kodin Civil.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje